0

Intervistë – Revista Psikologjia

D

Fillimisht dua ta nisim kete interviste me nje urim se pari per te gjitha nenat te cilat me dashurine,mundin dhe sakrificat e panumerta rrisin dhe edukojne njerez me te mire per shoqerine dhe ketu dua te uroj vecanerisht heroine time qe edhe sot ma ben jeten me te lehte dhe me te bukur me pranine dhe ndihmen e pakushtezuar,por edhe per cdo grua qe rritet dite pas dite permes kembenguljes dhe punes se palodhur qe vetem nje grua di ta beje.

Duke qene se kam arritur te realizoj nje endrren time te feminise,profesioni mbush dhe ju jep kuptim diteve te mija.Brenda mureve te klinikes une marr kenaqesite me te medha profesionale ,po marr edhe trishtimin me te madh,kur jo cdo gje shkon ashtu sic duam ne,brenda ketyre mureve marr gjithe peshen e hallit te cdo pacienti qe kalon pragun e asaj dere,ashtu sic marr edhe gezimin me te madh pas cdo rezultati te shumepritur dhe e gjithe kjo nuk mund te vije askund me natyrshem sesa tek nje grua apo nje nene qe ka nje zemer te mbushur me dashuri ,nje shpirt te madh si ai qe ka nje grua dhe nje vullnet te hekurt qe nuk do tja dije as per netet pa gjume nga femijet qe rriten,as per angazhimet familjare qe permbushen nga dashuria .Keshtu qetesine dhe energjine ne pune e gjej permes harmonise dhe dashurise qe marr nga bashkeshorti,femijet dhe familjaret e mi. E gjithe kjo gjeneron energji qe perkthehet ne pune pasionante dhe rezultate . Duke u munduar te gjej dhe ti jap kohen e duhur ketyre dy angazhimeve madhore,pa marre nga koha e asnjeres per tjetren,keto hera heres me shkrihen ne nje duke qene se punoj bashke me tim ate.

Ndalemi tek aspekti profesional. Një angazhim që ju e ndani me babain tuaj në Klinikën Stroka, dhe që ka të bëjë me trajtimin e kancerit të lëkurës pa nevojën e bisturisë apo të rrezeve. Cila është përvoja juaj në kurimin e kancerit të lëkurës, apo nishaneve të dëmshëm në gjuhën popullore?

Sic u prek pak me siper,puna jone e perbashket ka bere qe une te vazhdoj ne nje rruge te nisur nga stergjyshi im ,ne kohen kur eshte arsimuar ne Aleksandri ku edhe ka hedhur bazat ne trajtimet me mjekesi alternative dhe me pas nga im ate I cili eshte diplomuar ne Universitetin e Mjekesise ne vitin 77 dhe deri tek une qe po ashtu jam diplomuar ne Universitetin e Mjekesise ne vitin 2006.
Kjo eshte nje metode trajtimi per 3 format kryesore te kancerit te lekures sic eshte Basal Cell Carcinoma,Squamous Cell Carcinoma dhe Malignant Melanoma.E vecanta e ketij trajtimi eshte aplikimi I solucionit me baze bimore qe ne pergatisim mbi plage apo mbi nishanin e demtuar qe con ne eleminimin e qelizave kancerogene dhe rigjenerimin e mevonshem te vete lekures me qeliza te shendosha.Per shkak te mungeses se toksicitetit dhe efekteve anesore,ky trajtim mund te kryhet tek persona me semundje te tjera shoqeruese si semundje te zemres,semundje te veshkave,semundje sheqeri,semundje te gjakut etj Apo per kushte te vecanta sic mund te jene mjekimet gjate shtatezanise,gjate ushqyerjes me gji apo ne femijet me nishane apo semundje si Xeroderma Pigmentosum ku trajtimi nuk jep efekte anesore.Krahas kancerit te lekures ,prane klinikes tone trajtohen edhe nishanet qe jane te lindur apo te fituar gjate jetes,nishanet me ngjyre apo nishanet pa ngjyre si edhe nishanet qe rekomandohen nga mjeku qe te hiqen per arsye shendetesore apo nishanet qe hiqen per arsye estetike.Madje pergjate 43 viteve pune dhe trajtimesh te tim ati dhe vitet e fundit te punes se perbashket,asnjehere trajtimi I nishaneve nuk ka degjereruar ne kancer lekure.Pra heqja e ketyre nishaneve per arsye estetike apo shendetesore ,ne te gjitha rastet ka rezultuar pa asnje problem te mevonshem shendetesor cka eshte me e rendesishmja,por edhe me ruajtje maksimale estetike. Edhe pse fokusi yne kryesor gjate ketyre viteve ka qene kanceri I lekures dhe nishanet,pervoja e perditeshme ne klinike ka sjelle nevojen edhe per trajtime te tjera te lekures sic mund te jene : lythat e duarve apo kembeve apo Mollusqum contagiosum,lythat genital apo Condyloma acuminata ,rrjebulla e femijeve apo Dermatiti atopic, djegiet e lekures etj dhe te gjitha keto trajtime kryhen vetem me ekstrakte bimore qe pergatiten ne kliniken tone.

Në totalin e trajtimeve për shërimin e kancerit te lekures dhe nishaneve, ka pasur problematika? Si ia keni dalë?

Sigurisht qe kjo eshte nje pune me shume pergjegjesi pasi edhe semundja me te cilen perballemi eshte nje semundje me agresivitet te larte ,madje shume here edhe fatale sic eshte rasti I Melanomes Malinje. Duke qene se jemi mjeke , dime shume mire ecurine dhe te papriturat e kesaj semundjeje dhe para cdo perballjeje me semundjen eshte ana jone njerezore dhe humane por edhe ana profesionale per te bere ate qe eshte me e mira per pacientin . Keshtu ne keto vite pune prane klinikes Stroka, tani e kemi shume te veshtire qe ti mbajme mend te gjithe pacientet qe ne kemi trajtuar,por do ta kemi gjithmone te pamundur te harrojme rastet ku mjekimi yne ka deshtuar.Dhe persa u takon trajtimeve te tumoreve pa ngjyre te lekures ,ne kemi patur nje rezultat prej 97 % trajtime te suksesshme ne gjithe gamen e Carcinomave Basocelulare dhe Squamocelulare, kurse persa I takon kancerit me ngjyre apo Melanomes Malinje ,deri me sot,asnje nga rastet qe eshte paraqitur prane klinikes tone pa u gjenderruar deri ne momentin e fillimit te mjekimit,pavaresisht permasave dhe stadit te kancerit , asnje nga keto raste,nuk ka patur probleme te mevoneshme me shperndarje te ketyre qelizave me agresivitet shume te larte ne trup dhe kjo eshte krenaria me e madhe jona si mjeke,gje qe na inkurajon ta cojme ne te tjera nivele kete trajtim.

Sa ndërhyrje të tilla numëroni dhe cila është shtrirja gjeografike,  nëse mund ta ndajmë problematikën me zona, mosha dhe gjinia më e prekur?

Deri ne vitin 2018 jane trajtuar rreth 12 000 tumore beninje si (nishane me ngjyre dhe nishane pa ngjyre,granuloma pyogenicum,spider angioma,seborrheic keratosis,keratoacanthoma,nishane blu,nishane displastike,polipe kutane ,…etj) nga te cilat ,asnjera nuk ka patur probleme te mevoneshme,kurse kancer lekure jane trajtuar nje numer me I vogel rastesh qe shkon rreth 1500 raste.Rastet qe jane paraqitur prane klinikes tone,jane nga te gjitha qytetet e Shqiperise,nga Kosova,me pak nga Maqedonia dhe Mali I Zi,por edhe shume shqiptare qe jetojne ne Europe dhe se fundi edhe ne Amerike per shkak te vecantise se trajtimeve qe ne ofrojme.Persa I takon shtrirjes gjeografike ,do te vecoja Shqiperine e mesme dhe zonat bregdetare,per shkak te frekuentimit te zgjatur te plazhit ,krahasimisht me zonat e tjera,kurse mosha me e prekur nga keto semundje eshte kryesisht mosha e trete,por 10 vjecarin e fundit po vihet re nje rritje e numrit te moshave te reja qe paraqiten me kancer lekure apo me nishane te degjeneruar.Deri me sot moshat e personave te trajtuar ne kliniken tone jane nga 9 vjec deri ne 99 vjec per kancer lekure.

A jeni pjesëmarrëse në konferenca e takime shkencore me tema për kancerin e lëkurës. Cilat janë atributet e fituara?

Per shkak te nje eksperience te gjate pune qe kemi mbi supe, tashme jemi me te qarte dhe me te sigurte lidhur me evidencat tona te mbajtura nder vite dhe per kete kemi bere disa prezantime te puneve tona ne Konferenca te mbajtura brenda vendit,por edhe jashte tij. Nje nga kongreset me te rendesishme per punen tone eshte edhe Kongresi Boteror I Kancerit te Lekures I cili cdo 2 vjet mbahet ne shtete te ndryshme te botes,ku per vitin 2016 u mbajt ne Viene dhe ne u prezantuam me punimin tone, ne vitin 2018 punimi jone serish u pranua,por per shkak te largesise pasi u mbajt ne Australi,ne nuk mundem te perfaqesoheshim.Ne vitin 2019 u perfaqesuam me nje punim tonin “ Trajtimi i kancerit te buzes me trajtim alternativ” ne Kongresin Ballkanik te Stomatologeve dhe se fundmi ka dale ne revisten e Akademise se Shkencave te Shqiperise ,Journal of Natural and Technical Sciences artikulli yne me titull:Treatment of Skin Cancer with Alternative Medicine Method.